Skip to content

“Protesta kundër Vuçiç në Tiranë të mbështetet nga qeveria e Kosovës”, analisti Arifi: Qëndrimi i BE për “Ballkanin e Hapur” është sipërfaqësore!

Analisti Dritëro Arifi gjatë një lidhje në “Skype” në “Fax News” ka folur për situatën politike dhe protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në Shqipëri.

Arifi theksoi se kjo është një protestë kombëtare e cila ka gjetur mbështetje të gjerë nga populli i Kosovës dhe funksionarë të lartë.

Sipas Arifit pjesëmarrja e lëvizjes Vetëvendosjes në protestën e Tiranës është një akt pozitiv, por ai bëri thirrje që edhe qeveria e Kosovës të reagojë dhe të mbështetë zyrtarisht këtë lëvizje.

“Protestuesit në Tiranë duhet të jenë kundër presidentit Vucic i cili është përgjegjës për krimet që ka bërë në Kosovë. Ky projekt ndan dy Kombet Shqipërinë dhe Kosovën. Shumë intelektualë në Kosovë kanë bërë thirrje që t’i bashkohen kësaj proteste që zhvillohen në Tiranë.
Si është pritur në Kosovë vizita e Vuçiç në Tiranë? Edhe në Kosovë ka pasur debate dhe njerëzit në Kosovë janë të interesuar sepse Tirana zyrtare është mëmëdheu jonë, ndihmën e presim vetëm nga ju. Prandaj njerëzit janë shumë të interesuar nga kjo ngjarje.

Pjesëmarrja e Vetëvendosjes në Tiranë? Kjo është një protestë kombëtare dhe jo partiake pavarësisht kush e ka thirrur. Protesta është pjesë e parimit për të shprehur dësëhirën, pjesëmarrja e Vetëvendosjes në Shqipëri është një akt që nuk pranon vendimet që merr qeveria shqiptare.

Jemi pak vonë si komb, sepse në Shqipëri opozita nuk ka ekzistuar fare megjithëse kohët e fundit ëhstë zgjuar opozita. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, ka një rol kyc e cila mund të korrugjojë gabimet që bën qeveria në pushtet. Serbia është e rrezikshme dhe ne jemi buzë një konflikti të armatosur për shkak të një çështje banale sic janë targat, Serbia po të ishte serioze duhet të njohë Kosovën dhe raportet në Ballkan do të ishin më ndryshe.

Duhet të kishte reagim të qeverisë së Kosovës? “Disa intelektualë apo zv/ministra kanë shprehur se kjo është një protestë kombëtare që duhet të marrë pjesë. Duheshe që edhe qeveria e Kosovës të reagonte për tu mbështetur nga pasivisht kjo protestë kundër Ballkanit të Hapur. Mbështetja e BE për Ballkanin e Hapur është shumë sipërfaqësore pasi ata shpesh herë bëjnë thirrje që duhen të jenë pjesëmarrëse të gjitha shtetet”, tha Arifi.

/faxweb