Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se protesta e djeshme madhështore ishte  një  manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Ai shton se Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dhunën barbare të horrave me kapuç të zinj ndaj qytetarëve paqësorë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm nga ambientet e komisariateve ku mbahen të ndaluar.

Blushi thekson se  20 Shkurti është fillimi i betejës për çlirimin e vendit që së bashku me qytetarët e lirë, plot dinjitet, guxim, kurajë dhe trimëri do ta fitojmë me çdo çmim!

Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi

Protesta e djeshme madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët paqësorë rikthyen shpresën dhe shpalosën botërisht vendimin e tyre për nisjen e betejës pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!

Në një vend ku institucionet kanë rënë prej korrupsionit dhe inkriminimit, e vetmja mënyrë për të rivendosur demokracinë është ngritja e popullit, që tashmë ka marrë në dorë fatet e veta dhe të Shqipërisë.

Mesazhi i fortë dhe i qartë i protestës madhështore ishte se populli është shumicë në këtë vend dhe se ora e llogaridhënies për një grusht hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh, me në krye Edi Ramën, që ka marrë peng vendin, po afron.

Partia e Lirisë falendëron çdo qytetar pjesëmarrës në protestë që edhe dje sakrifikoi diçka nga vetja për përmbushjen e misionit për çlirimin e Shqipërisë nga tradhëtari i kombit Edi Rama, që i tmerruar deri në palcë nga krimet e tij edhe dje ushtroi terror ndaj popullit.

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dhunën barbare të horrave me kapuç të zinj ndaj qytetarëve paqësorë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm nga ambientet e komisariateve ku mbahen të ndaluar.

Rrahja dhe keqtrajtimi i protestuesve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar dot nga llogaridhënia kryehajdutin Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar.

Secili prej anëtarëve të Policisë Politike që, në shkelje të ligjit ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve do të mbajë përgjegjësi personale.

I bëjmë thirrje drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe të gjitha organizatave vendase dhe ndërkombëtare që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, që të reagojnë me forcë ndaj barbarisë që banditët me dhe pa uniforma të Edi Ramës dhe Taulant Ballës ushtruan dje ndaj qytetarëve.

Shqipëria nuk mund të shndërrohet në Bjellorusinë e rajonit tonë!

20 Shkurti është fillimi i betejës për çlirimin e vendit që së bashku me qytetarët e lirë, plot dinjitet, guxim, kurajë dhe trimëri do ta fitojmë me çdo çmim!

Shqiptarët treguan se të bashkuar, mund dhe do ta mposhtin të keqen të personifikuar nga Edi Rama dhe Qeveria e tij!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re