Protesta masive në të gjithë Rusinë dy ditë para inagurimit të Vladimir Putinit në mandatin e katërt presidencial.

Por i fuqishëm ka qenë edhe reaksioni i aparatit shtetëror rus që kanë arrestuar kokat e protestës, duke filluar nga kryeopozitari Alexey Navalny.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë arrestuar rreth 100 drejtues të opozitës ruse. Vetëm në Moskë janë arrestuar 475 opozitarë.

Sllogani kryesor i manifestimit ka qenë “Ai nuk është cari ynë”. Ceremonia pompoze do të zhvillohet të hënën pasdite në Kremlin, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të rëndësishëm nga disa shtete të botës.

Megjithatë përveç protestave të opozitarëve, edhe përkrahësit e Presidentit rus kanë manifestuar duke thirrur në përkrahje të Vladimir Putinit.

Protestat kanë nisur që nga ekstremi oriental i Rusisë e deri në Perëndim. Pikërisht kjo shtrirje gjeografike ka shqetësuar autoritetet e Moskës. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re