Skip to content

Protesta mbyllet me incidente të vogla, e radhës zhvillohet të mërkurën

Protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar u mbyll për ditën e sotme. Gjatë grumbullimit të qytetarëve pati vetëm incidente të vogla, ndërkohë që organizatorët u kujdesën që të shmangnin përplasjet dhe konfrontimet.

Protesta e radhës do të mbahet më datën 20 maj, në orën 17:30.

Organizatorët ve dosën që ta mbyllnin protestën pas rreth 2 orë e 30 minutash. Regjisori Edmond Budina tha se duke qenë se nesër është “Nata e Kadrit”, u vendos që të mos kishte tubim të qytetarëve.