“Kjo që po shoh sot është protesta më e bukur qysh prej 30 vitesh!”, kështu e cilëson gazetari Ermal Mulosmani protestën që po mbahet sot nga qytetarë të shumtë, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Mulosmani shprehet se këta qytetarë janë në zgrip të varfërisë dhe kanë kaq shumë vite që durojnë një kryeministër që i shan dhe i ofendon.

“Një protestë arrogante, e paedukatë, pa etikë, një shfrim emocionesh të ndrydhura prej tetë vitesh. Kur vjen shpirti me dalë harrohet sensi i masës, edukata, vetëpërmbajtja!

Ata njerëz janë në zgrip të varfërisë jo vetëm materiale por edhe të gjithanshme. Atyre njerëzve pasi i ke degdisur në prag të urisë po u vret edhe të ardhmen.

Kanë 8 vjet që durojnë një Kryeministër që i tall, i shan e i përçmon kudo që i gjen përballë dhe pastaj thotë “e kam nga pasioni i tepërt”! Përmbaje pasionin zotëri se njerëzit janë të uritur e nuk kanë ç’të humbasin. Mos i tall e përçmo se “do vijë dita të përdihesh si vigan i vramë”.

Shpërthimi i sharjeve është çlirim nga frustracionet tetëvjeçare të dhunës verbale, fizike dhe i urisë që i ka pushtuar njerëzinë. Vrasja e një 25 vjeçari vetëm hapi valvulën e shkarkimi të llavës së urrejtjes që ky njeri megalloman ka induktuar në shtetasit e tij. Ai dridhet vetëm nga kjo gjuhë, ai e njeh vetëm këtë gjuhë. Një protestë halabakë për një kryeministër halabak! !”, shkruan Osmani në postimin e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re