Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas protestës së opozitës, para Bashkisë së Tiranës.

Ne reagim, Ambasada dënon dhunën dhe shprehet se nuk ka vend për akte të tilla. Ndër të tjera, u bën thirrje aktorëve politike të refuzojnë çdo formë dhune.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

 

🇦🇱 Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për… pic.twitter.com/MAmA4FMM7c

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 19, 2024

REAGIMI I DELEGACIONIT TË BE-SË NË TIRANË:

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian, në një reagim në platformën X, dënoi dhunën dhe hedhjen e molotovëve në drejtim të Bashkisë Tiranë.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruhet në postimin në X.  

Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore. — EU in Albania (@EUinAlbania) April 19, 2024

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re