Teksa na ndan më pak se një orë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha, mësohet se aleati i tij, Ilir Meta do të shkojë në selinë e Partisë Demokratike dhe më pas do të marshojnë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Gazetarja e Abc News, Erneta Shevroja raportoi nga selia blu, teksa tha se janë duke u mbledhur mbështetës së Berishës në oborrin e PD.

“Sa i përket protestës, momentalisht janë duke u mbledhur mbështetësit e zotit Berisha, të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë në krahun e tij edhe ditën e sotme, në këtë ditë të shumëpritur nga vetë demokratët.

Kemi mësuar se aleati i tij më i ngushtë, zoti Ilir Meta nuk do të vijë nga selia në bulevard, por do të mbërrijë në selinë e Partisë Demokratike dhe së bashku me zotin Berisha do të dalin për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku është thirrur protesta e ditës së sotme”, theksoi ndër të tjera gazetarja Shevroja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko