Presidenti i PL-së, Ilir Meta pas protestës para Bashkisë Tiranë ka reaguar duke u shprehur se kryeqyteti do të mbahet mend për barrikadat e lirisë dhe jo tiranisë.

Meta deklaroi se qytetarët treguan se “nuk ka fuqi në botë që e ndal zemërimin e tyre për të shembur muret dhe blindat e korrupsionit”.

Ai përfundoi duke thënë se ora e llogaridhënies po afron.

“Tirana do të mbahet mend për barrikadat e Lirisë dhe jo për barrikadat e tiranisë!

Mirënjohje qytetarëve të Tiranës që edhe sot treguan se nuk ka fuqi në botë që e ndal zemërimin dhe padurimin e tyre për të shembur muret dhe blindat e korrupsionit.

Ora e llogaridhënies po afron”, shkruan Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re