Skip to content

Protesta në Athinë, plagosen dhjetra protestues dhe 10 efektivë policie/ Video+Foto

Protesta para Parlamentit grek është është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

 

Sipas mediave greke rreth 60 mijë protestues me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar para parlamentit, ndërsa raportohet se ka pasur edhe persona të lënduar pas përplasjeve me policinë.

 

Mësohet se një 45 vjeçar është plagosur me thikë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi kanë shkelur njëri-tjetrin duke u përpjekur për të dalë nga tumra.

 

Por pavarësisht se deri më tani nuk ka të dhëna se sa është numri I të plagosurve, policia ka bërë me dije se në radhët e saj kanë mbetur të plagosur 10 efektivë.