Rritja e çmimeve të produkteve të shportës dhe karburantit bëri që një grup qytetarësh kuksianë të dalin në protestë. Edhe pse të pakët në numër, ata marshuan nga stacioni i autobusave në drejtim të qendrës së qytetit.

 

QYTETARE

1-Nuk i përballojmë dot. I bëjmë thirrje shtetit të rrisë dhe rrogat. Ta kufizoj tavanin. Me një rrogë 400 mijë lekEshe ca do bëj, 4 vet 5 vet. Do paguajmë dritat ujin apo do blejmë miellin, më mirë nga burgos.

 

2-Na kënë vënë lakun në fyt. Po e mbysin këtë popull krejt. S’kemi ku shkojmë më. Cmimet shumë të larta dhe rrogat shumë të ulëta.

 

3-Unë jam nga ata që vuaj nga kafshata e bukës.  Janë shtrenjtu gjërat. 

 

Tubim kundër çmimeve pati dhe në Vlorë, aty ku shumë qytetarë bllokuan për disa minuta qarkullimin e automjeteve në bulevardin Ismail Qemali. Ndërsa nuk u evituan tensioned me drejtuesit e mjeteve.

 

Qytetret thanë se protesta nuk është politike dhe se të gjithë duhet të ngrihen.

 

Edhe në Shkodër një grup të rinjsh protestuan para universitetit. Me pankarta në duar ata kërkuan nga autoritetet që të marrin masa të menjëhershme për përballimin e krizës.

 

 

Në Ukrainë është më lirë cmimi sesa tek ne. Ne kemi 8 taksa në cmim.

 

Rritja e çmimevë po shkakton një efekt zinxhirë tek të gjitha familjet shjqiptare sidomos tek ato më të varfërat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko