Dhjetëra biznese ne Fier protestuan përpara Drejtorisë Rajonale te Tatimeve. Ata u shprehen kundër vendosjes se TVSH.
 
Rreth orës 10.30 minuta subjektet ulen qepenat. Përfaqësuesit e bizneset theksuan se protesta e tyre nuk ka qëllime politike.
 
Prej disa kohesh përfaqësues te biznesit te vogël ne rrethe te ndryshme kërkojnë qe te përjashtohen nga TVSH. Protestat janë mbështetur edhe nga opozita
 
Mungesa e transportit urban ka detyruar banoret e fshatit Balldren ne qendrën administrative te Bradasheshit te dalin ne proteste.
 
Sipas protestuesve prej 1 muaji Bashkia e Elbasanit ka ndërruar destinacionin e autobusëve per te ulur trafikun ne qytet, por kjo ka renduar zonat rurale.
 
Fshati Balldren është vetëm 8 km nga qyteti i Elbasanit  dhe i duhet te përshkojë 2km ne këmbe per te mbërritur deri ne stacionin e Bradasheshit.
 
Me shume se 2000 banore te fshatit Goskove vuajnë mungesën e investimeve ne fshatin e tyre. Mungesa e ujit te pijshëm, sistemi i vaditjes, kanalizimet e ujërave te zeza dhe me kryesorja mungesa e certifikatave te pronësisë kane qene disa prej arsyeve qe ata kane protestuar ne qendër te fshatit.
 
Nënkryetari i Bashkisë Korçe, Thanas Tona konfirmon se shume shpejte pritet qe te nisin investimet ne kete fshat, qe nga uji i pijshëm, sistemi i vaditjes dhe kanalizimet e ujërave te zeza. Sipas Tones brenda këtij viti merr zgjidhje edhe problemi i certifikatave te pronësisë.
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re