Sipas analistit Mentor Nazarko, Sali Berisha po përpiqet të tërheqë vëmendje me protestën që do të mbajë sot para parlamentit. Gjatë intervistës me moderatoren Elisa Gjerani, analisti theksoi se Berisha duhej t’i bashkohej Kuvendit për të nderuar personat që humbën jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

“Turqia ishte vendi më i angazhuar në ndihmë të Shqipërisë dhe i takonte që të shprehte dhe t’i kthente borxhin të paktën nga pikëpamja morale. Parlamenti është një institucion i zgjedhur për të afishuar këtë ndjenjë zie.  Mirë do të ishte që Berisha të bëhej pjesë e këtij solemniteti. Ka zgjedhur të bëjë një rrugë tjetër, një qasje që s’ka lidhje me zinë.

Qëllimet e tij politike janë për të ushtruar presion mbi institucionet e drejtësisë që zhvillojnë hetimet me familjen e tij, që kanë për të marrë vendime në lidhje me fatin e PD dhe për të theksuar krizën morale që sipas tij, ka kapluar shumicën që është subjekt i një hetimi nga FBI.

Në emër të këtyre, edhe në peshën e kritikëve, Berisha synon të zhvillojë një protestë, një përpjekje për të zhfrytëzuar publicitetin natyral që është në një ditë të tillë ku mediat e mbulojnë në parlament. Kërkon të tërheqë vëmendjen mediatike të aktiviteti i vet. Siç e thashë protesta e 11 shkurtit ishte me karakter kombëtar.

I referohem organizimit të saj. Protesta para parlamentit ka karakter lokal dhe mendoj se është zgjedhur për të treguar koherencë që është një nga objektivat e kësaj ‘stine’ protestative. Sipas Berishës, do të ishte protestë se do të turpëronte institucionet e përfshira në krizën e shumicëa.

Ky është synimi i tij, do që duke shfrytëzuar vëmendje mediatike, të risjellë në vëmendje që Rama nuk po zhvillon interpelancën që ka kërkuar opozita. Është një dëshmi kapslliku ideor që ka kapur opozitën që sopas meje po tregon pafuqi për ta përkthyer ndjenjën e pakënaqësisë popullore, në veprime konkrete.”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re