Skip to content

Protesta ne Fier, reagon Rama; Ja kush i nxiti (VIDEO)

Qindra banorë kanë rrezikuar jetën, pasi janë grumbulluar para Bashkisë së Fierit, duke shkelur rregullat e distancimit social.

Ndihmat e shpërndara nga Bashkia kanë ndezur edhe debatin politik mes PD-së dhe kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë, ka deklaruar se grumbullimi i komunitetit rom ka ardhur nga nxitja e ish-deputetëve të opozitës.

“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”, shkruan Rama në twitter.

Por kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, që ka publikuar videon, thotë se ndihmat po ndahen me selektime politike, dhe kjo ka revoltuar qytetarët, të cilët siç shihet, janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa presin radhën.

Fier/ Përplasje mes banorë për ndihmat që jepen nga bashkia

Fier, përplasje mes banorë për ndihmat që jepen nga bashkia Siç shihet nga video banorët ankohen dhe shprehen për ndarje selektive të ndihma. Ndërkohë që asnjë masë nuk merret për distancimin social për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.

Publiée par Gazeta Shqip sur Mardi 14 avril 2020