Opozita ka protestuar ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës, pas aksionit të SPAK për të vënë në pranga disa prej ish drejtorëve dhe zyrtarëve aktual të këtij institucioni të përfshirë në dosjen 5D.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi e cila në bluzën e saj, kishte të stampuar një mesazh për babin e saj. Lironi liderin e opozitës, shkruhej në bluzën e Argita Malltezit.

Ndërkohë që protestës i është bashkuar dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili në mënyrë simbolike i ka puthur dorën Nënë Lizës, të cilës iu shemb banesa në zonën e 5 majit.

Në këtë tubim nuk kanë munguar dhe përplasjet me forcat e rendit, ku qytetarët kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës.

Mes protestuesve ka rënë në sy, Sali Lushaj, ish-bodigardi i Sali Berishës, babai i rreperit, Arkimed Lushaj (Stresi).

Në drejtim të Bashkisë u hodhën vezë dhe mollë. Në këtë rast mollët kishin si simbolikë ish drejtorin e Ujësjellësit, Redi Molla, i cili është i arrestuar me kërkesë të SPAK.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re