Mijëra qytetarë u mblodhën sot përpara Parlamentit katalonas në Barcelonë, për shkak të shtyrjes së seancës inauguruese, ku do të duhej të zgjidhej udhëheqësi i ri i vendit.

Shumë protestues mbanin maska me imazhin e Carles Puigdemont dhe thërrasin “Puigdemont presidenti jonë”.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka nxjerr një vendim, ku theksohet se Puigdemont duhet të jetë i pranishëm në seancë, për të pas të drejtë të zgjidhet udhëheqës i vendit dhe çdo zgjedhje tjetër është e pavlefshme.

Puigdemont po qëndron në Bruksel që nga mbajtja e referendumit për pavarësi, ku Madridi ka lëshuar flet-arrest ndaj tij. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re