Këshilltaret e Kukësit padisin Prokurorinë dhe Policinë per arrestimin e 23 personave, duke pretenduar se te gjitha veprimet jaje bere ne shkelje te ligjit.

 

Padia është regjistruar në Prokurorinë e Tropojës si organi i hetimit me i afërt me atë te Kukësit. Akuzat e ngritura janë “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”. Këshilltaret e djathte thonë se gjate ndërhyrjes se policisë është ushtruar dhune.

 

“Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar duke hyrë dhunshëm dhe duke ndaluar qytetarët në harkun kohor 02.00 – 3.30 të mëngjesit. Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjithë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.”

 

Paditësit ngrëne dyshime per përdorimin politikisht te organit te akuzës, duke theksuar se nuk besojnë ne nje hetim te pavarur.

 

 “Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes. nënshtrimi i organit të prokurorisë ndaj urdhrave politikë e qeveritarë është fund i demokracisë në vend dhe nevojiten masa urgjente të frenimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm.”

 

Këshilltarët e djathtë pretendojnë se protesta e së shtunës ishte e ligjshme kundër takes së vendosur ne Rrugën e Kombit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re