Më shumë se 7,000 qytetarë protestuan në Mynih undër një rritje drastike të qirasë në qytetet e mëdha gjermane dhe i kërkuan qeverisë të ndërmerrte hapa për të lehtësuar krizën në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Ne e kundërshtojnë lakminë papenguar e investitorëve”, apeluan organizatorët duke përfshirë sindikatat, qiramarrësit dhe partive politike.

Normat e qirasë në qytetet gjermane janë rritur në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit.

Rritje është shënuar sidomos në Berlin me 20 përqind. Por në disa pjesë të kryeqytetit gjerman, qiraja u rrit deri me 65 përqind midis viteve 2012 dhe 2017.

Qyteti më i shtrenjtë mbetet Mynihu ku çmimi mesatar për metër katror i qirasë është rreth 15 euro. Të tjerat janë Frankfurti, Stuttgarti  dhe Hamburgu.

Sipas vlerësimeve, Gjermania ka rreth 1.5 milion apartamente në sektorin e pagesave më të ulëta.

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi ndryshimet ligjore që duhet të lejojnë ndërtimin më të shpejtë të apartamenteve të përballueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re