Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që u zhvillua sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, në mbështetje të liderëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama, flet me ton kritik për Kuvendin e Kosovës lidhur me çështjen.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, për sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij janë shqelmuar prej vitesh si hiçasgjë?!”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri vazhdon postimin duke thënë se në  rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë sipas tij të të vonuar, Shqipëria do ta angazhonte menjëherë Kuvendin e saj për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik.

“Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asgjësimin e procesit të rregullt ligjor”, shprehet Rama.

Postimi i plotë

Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, për sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij janë shqelmuar prej vitesh si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asgjësimin e procesit të rregullt ligjor.

Lexo edhe: Mijëra qytetarë mbushin rrugët e Prishtinës, protestë kundër Gjykatës Speciale, ja çfarë kërkojnë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re