Mijëra studentë kanë manifestuar në urën e Brooklyn-it në Nju Jork kundër përdorimit të armëve të zjarrit.

Nisma u organizua nga Youth Over Guns, një shoqatë që synon largimin e armëve nga të rinjtë e shkollave të mesme dhe ata të larta.

Iniciativa lindi pas kasaphanës në Florida ku në Parkland, 17 shkurtin e shkuar vdiqën 18 persona.

Pasi kaluan urën studentët u mbodhën në Manhatin e ulët, ku njëri prej të të mbijetuarve të masakrës së Florida-s, Aalayah Eastmond, mbajti një fjalim që u ndoq me interes nga qytetarët e Nju Jorkut.

Në manifestim kanë marrë pjesë edhe aktoret e njohura Julianne Moore e Susan Sarandon.

Manifestime të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Amerikës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re