Bllokimi i buxhetit të bashkisë së Skraparit ka bere qe kryetari i bashkise dhe banoret te dalin ne protesta.
Me pankarta nëpër duar “stop bllokimit të buxhetit” ata u mblodhën ne qender te qytetit te Çorovodes. Ata kërkuan zgjidhjen e situates.
Kryetari i bashkise, Nesim Spahiu, sebashku me punonjësit janë mbështetur nga banoret dhe nga strukturat e Levizjes Socialiste per Integrim.
Spahiu i kerkoi kryeministrit Rama të reagojë në lidhje me situatën.
Mos miratimi i buxhetit ka mbyllur prej një muaji konviktin, çerdhet dhe po krijon probleme në të gjithë bashkine e Skraparit.
Shqetesuese eshte situata edhe per ndermarrjen e pastrimit te qytetit, pasi punetoret ndonese po vijojne pastrimin kane dy muaj pa u paguar.
