Skip to content

Protesta në Tiranë! Protestuesit i hapin rrugën autoambulancës te Rruga e Elbasanit

PROTESTA HEPET RRUGA

Teksa protesta e të rinjve vijon prej disa orësh në Tiranë, është regjistruar një episod te Rruga e Elbasanit, ku protestuesit i kanë hapur rrugën një autoambulance në krye të detyrës.

Pavarësisht situatës së krijuar nga tubimi, të rinjtë kanë krijuar hapësirën e nevojshme që ambulanca të vijojë lëvizjen.

Protesta e të rinjve në Tiranë është shoqëruar me tensione, ndërsa raportohet se disa persona janë shoqëruar nga policia.