Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka thyer heshtjen dhe ka reaguar në lidhje protestën që po zhvillojnë banorët e Unazës së Re.
 
Në një postim në “Facebook”, Gjiknuri shprehet se segmenti I Unazës së Madhe është modeli ynë për Tiranën e të ardhmes.
 
Duke u ndalur tek protesta ministri thotë se pronarët do të shpronësohen 100% ndërsa ata që i kanë shtëpitë pa leje do marrin tre vite qira dhe do të trajtohen me përparësi për banesa sociale.
 
“Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes. Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja.
Pronarët shpronësohen 100%
Ata pa leje do marrin 3 vite qira
dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale”
 
Sot do të mblidhet dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili do të diskutojë në lidhje me çështjen e shembejs së banesave të qytetarëve të Unazëes së Re.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re