Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Abc News me moderatoren Elisa Gjerani, komentoi gjithashtu edhe protestën e paralajmëruar nga opozita me 11 Shkurt. Sipas tij, kjo protestë nuk do të sjellë asgjë duke shtuar më tej se Berisha nuk ka më përkrahës edhe për faktin se PD është ndarë në dysh.

“Politika e ka bërë gjithmonë kudo. Krijon një artificë dhe mendon të bëjë protestë. Protesta nuk do të sjellë asgjë. Me kë do ta bëjë revolucionin. Nuk rrëzohen pushtetet me revolucion por me vota. Foltorja kur filloi pasi Saliu doli non grata. Logjika e dobët mbrojtjeje. Non grata për korrupsion.

Ti e ngacmon më tepër po të nxori provat. Ky kërkon të thotë se kam popullin me vete. Sa e ke numrin e popullit 40 mijë veta. 8 mijë veta si herën e fundit. Lëre ca ka thënë Berisha, kam qenë atje tek protesta e fundit. Berisha nuk ka përkrahës. Ata janë çarë në dysh, ata janë non grata.“, tha Ngjela.

Më tej, Ngjela shtoi: “Kush do bëjë revolucion, Noc Rroku? Do bëhet një protestë dhe do ikin në shtëpi, nëse do bëjnë dhunë do hidhet gazi lotsjellës dhe do ikin në shtëpi. Nuk ndodh asgjë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re