Belind Këlliçi, nga protesta para Bashkisë së Tiranës, është shprehur se banda 5D do të shkojë në burg, ndërsa thekson se drejtësia do të vendoset në vend.

Këlliçi u shpreh se beteja nuk bëhet për të hequr një kryetar bashkie dhe për të vënë një tjetër, bëhet për të çmontuar një filozofi qeverisëse që bazohet në keq bërjen e qytetarëve dhe vjedhjeve në taksave.

“Përshëndetje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Kjo është protesta e parë që kërkohet dorëheqja e një banditi që qëndron në krye të bashkisë për të vjedhur taksat tuaja. Arrestohesh apo jo,  ku nuk është problemi unë, largohu një orë e më parë nga Bashkia. Ti hajdut, që me bandën 5D terrorizove qytetarët e Tiranës më 14 maj, ku e ke Taulant Tushën, Mariglen Qaton, Redi Mollën, ku do e kesh shumë shpejt Erion Rrajan e Kombinatin, ku e ke Englantina Zeren. Ku jeni mo banditë që s’keni lënë taksë e votë pa vjedhur.

U japim fjalën qytetarëve se kjo bandë që fshihet brenda mureve të bashkisë, që drejtohet nga Erion Veliaj, do të shkojë i tëri në burg. Drejtësia do të vendoset në vend. Kjo betejë nuk bëhet për të hequr një kryetar bashkie dhe për të vënë një tjetër, bëhet për të çmontuar një filozofi qeverisëse që bazohet në keq bërjen e qytetarëve dhe vjedhjeve në taksave dhe aseteve tuaja. Ne sot nuk flasim vetëm për qytetarët e Tiranës, për nënë Lizën që i ke vjedhur shtëpinë, banorët e Unazës, Myslym Ketës. Ndaj, ju bëj thirrje që në mënyrë sistematike të vijojmë të mblidhemi në protesta para bashkisë, deri në largim të Erion Veliajt”, tha Këlliçi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re