Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, gjatë protestë para Bashkisë për dosjen 5D, u shpreh se policia nuk i lejon të futen brenda.

Blushi deklaroi se do të hyjnë brenda me çdo çmim. Ndërsa protesta është shoqëruar me tensione mes demostruesve dhe policisë.

“Dy kërkesa drejtuar kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, për zhvillimin e një mbledhje urgjente për raportimin mbi veprimtaritë financiare dhe zbatimin e buxhetit para Këshillit Bashkia, si edhe kontraktimin e një auditimi të jashtëm me ekspertë ndërkombëtar për auditimin financiar të buxhetit 2019-2023. Siç e patë policia e partisë i ka dalë në mbrojte këtij kryebanditi duke na ndaluar ne këshilltarë të zgjedhur të opozitës të ushtrojmë detyrën tonë për të hyrë në bashki. Policia për fat të keq është katandisur në një polici banditësh që merr urdhra nga Erion Veliaj.

Shikoni çfarë ndodh jemi të rrethuar nga policë që janë pa numra, na ndalojnë duke na detyruar që të qëndrojmë jashtë dyerve. Ne do të hyjmë brenda me çdo çmim.

Nuk është retorikë politike, kemi dalë në ballë të protestës”, tha Blushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re