Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha i cili humbi zgjedhjet përballë rivalit të Partisë Socialiste, Rakip Suli ka kërkuar të vendoset sekuestro në KZAZ ku ndodhen pajisjet e votimit elektronik.

Duke e cilësuar një skenë krimi, ai u shpreh se vota në Kamëz është tjetërsuar ku qytetarët sipas tij kanë votuar emrin e tij dhe sistemi i ka nxjerrë Sulin. Hoxha nënvizoi se e njëjta problematikë është raportuar edhe në Elbasan, një tjetër bashki ku u aplikua votimi elektronik.

“Se sfidoj ta vendosë në 10 qendra ku të dojë ai me votim tradicional dhe nëse fiton ai unë i jap dorën dhe tërhiqem. Ky projekt duhet ndaluar sepse është dëm të të gjithë votuesve shqiptarë. Është shkelur e lirisë së zgjedhjes në datën e votimit.

Në Elbasan kemi deklarime të njëjta që ka pasur tjetërsim të votës me anë të sistemit elektronik. Kamza është e vjedhur sot në mënyrën masive të saj. Sot në Kamëz keni a thua se ka ndodhur një fatkeqësi natyrore. Ne pretendonim se do ishte një garanci me tepër, por ishte një rezultat i paracaktuar. E vetmja mënyrë që të merrej Kamza ishte votimi elektronik. Makineri e krimit zgjedhor.

Duhet marrë një orë e më parë ekspertët. Është skenë krimi. Duhet të vendosen sekuestro në KZAZ ku ndodhen pajisjet nëse ato nuk janë shkatërruar. Është shkelur parimi bazë i demokracisë. Në qendra votimi që kemi pasur 1000 vota plus, sot jemi 700 minus”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko