Ndërkohë që kanë mbetur vetëm disa orë nga protesta e madhe e paraljamëruar nga opozita për t’u mbajtur sot në orën 18:00 pranë Kryeministrisë, kanë filluar edhe mobilizimet e para të qytetarëve.

Burime bëjnë me dije se rreth 1000 protestues janë nisur nga Berati drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës.

Ndërkohë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar prej një muaji takime në të gjitha qytetet e vendit, ku kanë ftuar qytetarët të që bëhen pjesë e kësaj proteste. Sipas tyre, largimi i Edi Ramës, është zgjidhja për ngërçin politik dhe kthimin e ligjshmërisë në zgjedhje. Për këtë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re