Skip to content

Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: Ku shkuan 80 mld eurot që Rama dhe banda e tij vodhën në 12 vjet?

lapaj protesta


Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para protestuesve në sheshin para kryeministrisë,  bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fne 12 vjet rama dhe banda e tij vodhen 80 mld euro ku shkuan adriatik lapaj ata vjedhin ne permbytemi ne shtepite tona donin te iknim%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk u bë për vendin e qytetarët.

Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe këta pinë verë nga 33 mijë euro. Që fëmijët tanë ikin nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën. Në këto 12 vite Edi Rama dhe banda e tij ka menaxhuar më shumë se 80 miliardë euro, më thoni një spital rajonal që e kanë bërë si duhet, më thoni që e kanë bërë si duhet pagat, ku shkuan 80 miliardë euro. Ata pritën që me dhunën barbare të 4 janarit ne të iknim, me shiun mbi kryet tona këto 2 javë ne të iknim, por ne nuk mund të ikim, nga një betejë pa kthim, beteja për demokratizimin e atdheut”, tha ndër të tjera Lapaj.

Kjo ishte protesta e tretë kombëtare e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë.