Skip to content

Protesta para Kryesisë së Kuvendit, Berisha: Jemi mbledhur për idealet e lirisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se protesta e sotme para Kryesisë së Kuvendit po mbahet për idealet e lirisë dhe jo për të.

Ai u tha mbështetësve të tij se PD nuk ka përfunduar në arkivat e historisë, teksa u shtoi se sot po bëhet një betim për të ardhmen.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, me këtë miting, shënoni atë ngjarje historike që shënuan një grusht i vogël demokratësh që u mblodhën në shtatorin e viti ‘97 te selia e tyre në protestë për të dëshmuar se ata ishin të gjallë dhe të pamposhtur.

Sot nuk jemi 30 as 50, por qindra herë më shumë. Sot ne jemi në mision të njejtë. Në shtator të vitit 97, Partinë Demokratike në Shqipëri dhe në botë, më të shumtit e menduan se ajo përfundoi në arkivat e historisë. Por ata u gabuan. Asokohe njëlloj si tani. Një prokuror politik xhelat i sigurimit të shtetit, akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe parlamenti i hoqi imunitetin, 8 muaj para se Haga të akuzonte Millosheviçin.

Ne nisëm 30, u bëmë 300, u bëmë 3000 u bëjmë 30 mijë dhe 300 mijë dhe u kthyem nme votën në pushtet. U kthyem me votën e lirë në pushtet, sepse ata 30 qytetarë që erdhën në oborin e PD ishin 30 luftëtarë lirie.

Luftëtarët e lirisë nuk ka forcë në botë që i mposht., ata janë me bekimin e zotit fitimtarë e vetëm fitimtarë. U ndala në këtë moment edhe për një arsye tjetër për të thënë se as unë e as ata që ishin në atë oborr, asnjëri po protestonte për Sali Berishën. Të gjithë po protestonin për idealet e lirisë. Edhe sot ne jemi këtu për idealet e lirisë, jemi këtu në një kthesë që na font historia. Jemi këtu në një betim që kërkon e sotmja dhe e ardhnmja jonë, jemi këtu për t’i komunikuar Edi ramës se je i dënuar përjetë për shkak të votës së shqiptarëve. /