Studentët i janë rikthyer protestës përballë Parlamentit nga ku kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre që janë i adresuar ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Rama.
Ata shprehen se kërkesat e tyre janë të qarta dhe se janë të vendosur që të mos tërhiqen deri në plotësimin e tyre.

Studentët që ndodhen këtu janë të paktë në numër sepse presionet kanë bërë të veten duke qenë se jemi edhe në fund të sezonit.

Në një klasë me tre studentë pedagogët kanë marrë mungesa. Askush nuk dëshiron që të humbi vitin shkollorë. Në fakultetin tonë vetëm 35% marrin pjesë në mësim, nuk mund të them se mësimi do të nis por do të ndodhemi në të njëjtën situatë siç jemi sot,” u shpreh njëri nga studentët për Fax News.

Duke argumentuar rreth programit të qeverisë i cili është quajtur “Pakti për Universitetin”, njëri nga protestuesit tha se ai nuk është i plotë, pasi sipas tij nuk u jep zgjidhje të gjitha kërkesave që kanë parashtruar.

Një tjetër student deklaroi se pjesa më e madhe e studentëve në protestën e ditës së sotme janë nga Fakulteti Inxhinierisë Elektrike.

Ai tha kemi dalë përpara Parlamentit për t’i çuar një mesazh politikës, për t’i thënë se të gjithë bashkë janë përgjegjës të situatës së studentëve.

“Kush e ka parë veten tek ky grupim ka vendosur të marrë pjesë, është dëshirë personale e gjithsecilit. Kjo protestë është një formë sensibilizimi për plotësimin e kërkesave tona. Ky nuk është fundi i protestës, pjesa më e madhe e studentëve vijojnë bojkotin.

Ai tha se do të jetë në çdo protestë të studentëve në mbështetje të kërkesave që kanë paraqitur.

Studenti argumentoi se pikat e “Paktit për Universitetin” në përgjithësi janë në të mirë të sistemit arsimor por theksoi se ai nuk ka garanci për realizimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re