Skip to content

“Protesta pati nerv dhe tension, u pasqyrua nga mediat ndërkombëtare”, Hitaj: S’jam dakord me retorikën e Berishës kur thotë se Rama rrëzohet sot

IMG 5713

Gazetari Arbër Hitaj tha në “Studio24” se protesta e opozitës kishte pjesëmarrje të kënaqshme dhe u shoqërua me nerv e tensione përgjatë 3 orëve. Hitaj theksoi se mediat ndërkombëtare pasqyruan tubimin, ndërsa shtoi se nuk ishte dakord me retorikën që përdor kryetari i PD, Sali Berisha kur thotë se “Rama rrëzohet sot”.

Arbër Hitaj: Ishte një protestë statistikisht e mirë. Pati pjesëmarrje të konsiderueshme. Pati nerv dhe tension. Mediat ndërkombëtare e pasqyruan. S’jam dakord me retorikën e lidershipit që thotë Rama dhe 2 orë do jetë, Rama rrëzohet sot. Protesta është në rregull, organizimi i mirë, fjalimet. Protestë moderne? Vetëm në Instagram me celularë mund të jetë një protestë moderne. Çfarë vjen më pas? Kilometri i fundit sa zgjat? Cilat janë shenjat që Rama po bie?

Edvin Kulluri: Mua më duket sikur janë nja 5 mijë km larg. Mos më trego mua protestat e PD, kam 35 vjet me këtë punë.