Ka nisur protesta e dytë përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve që po përjeton Shqipëria së fundmi.

Fjalën i pari e ka marrë një qytetar i cili i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, të bërë ditën e shtunë, i cili tha se po të rriten pensionet dhe rrogat siç e kërkojnë qytetarët atëherë për dy vite do të vdisnim për bukë. (Lexo edhe)

Qytetari thotë se deklarata e Ramës nuk është e vërtetë, duke shtuar se nëse rrogat dhe pensionet rriten atëherë të vetmit që preken janë zyrtarët që kanë futur duart në arkën e shtetit. `

“Nëse qytetarëve iu rritet rroga nuk dëmton absolutisht buxhetitn, ekonomia e vendit. Nëse rriten pagat, e vetmja që dëmtohet është ai tenderi 2.2 miliardë lekë. Kur qytetarët kërkojnë t’i rriten pensionet, është ajo arkë ky zyrtarët fusin dorën. Nuk dëmtohet ekonomia e vendit, nëse kërkohen të ulen taksat. Jemi i vetmi vend në rajon që paguan 20% për ushqime, ashtu si asnjë vend tjetër. Të dashur bashkëqytetarë, të gjithë më shumë në numër. Të mos e lejmë këtë beteje. Ata kërkojnë të vjelin më shumë nga taskat dhe pasuria e këtij vendi. Nuk mundet që qytetarët të këtij vendi të mbushin barkun duke paguar shtrenjtë. Për shkak të rritjes së çmimit të bukës, një djali të vogël në familjen time do t’i mungojë një libër. Çdo muaj në shtëpinë e një pensionisti do mungojë kujdesi shëndetësor, se ato leke do shkojnë për bukë. Siç thotë kryeministri , në këtë vend nuk vdesim për bukë, por nuk duhet të vdesin as rrugës për bukë. Kryeministri duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve”, tha protestuesi.

Ditën e sotme është mbajtur protesta e dytë kundër rritjes së çmimeve. Aktivisti Adriatik Lapaj, i cili është ai që thirri protestën i pari në rrjete sociale pak ditë më parë, ka deklaruar se ata nuk tërhiqen pa reflektuar qeveria.

Një tjetër personazh i njohur që mori pjesë në protestë është Florian Binaj, i cili i bën thirrje të gjithë kolegëve dhe qytetarëve që të mos e ndjekin protestën nga shtëpia por të dalin në shesh.

Fatmir Merkoçi nga ana tjetër, zbuloi nga protesta se Rama ka përgatitur një falje fiskale për oligarket për vitet 2020-2021. Ai paralajmëroi Ramën që të mos guxojë ta kalojë në parlament këtë ligji.

Në fund nuk kanë munguar as përplasjet mes protestuesve. Një protestues lajmëroi se protesta e radhës do të mbahet të hënën tjetër për shkak të kushteve të motit, mirëpo e mëenjëhershme ka qenë përgjigje e një tjetër protestuesi i cili tha se datën nuk e cakton zotëria në fjalë. (Lexo ketu)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re