Skip to content

Protesta për Klodian Rashën/ Nëna kërkon e dëshpëruar djalin 13-vjeçar: Më thanë që e ka marrë policia

Një nënë e dëshpëruar po kërkon djalin e saj 13-vjeçar i cili i është bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Ajo tha se i kanë thënë që e ka marrë policia sepse ka thyer xhamat e semaforit.

“Është 12 vjeç, ka hyrë për 13. Më thanë shko të komisariati se e ke numri 2. Djali im është në shkollë. Në orën pesë ka dalë dhe kur e mora në telefon, i thashë hajde të hamë bukë, dhe më thanë që e ka marrë policia.

Pastaj erdha dhe pyeta e më thanë që ka thyer xhamat e semaforit, por s’ma merr mendja që ka thyer gjë ai. S’e di tani.”-tha nëna e djalit për ‘Syri’.

/faxweb