Skip to content

Protesta për Klodian Rashën/ Policia shoqëron 17-vjeçarin, efektivët e rrahin në komisariat dhe e nxjerrin në mes të natës me shenja në fytyrë

Një i mitur 17 vjeç, i identifikuar me inicialet A.M., i cili mori pjesë në protestën e ditës së djeshme në qytetin e Durrësit për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha është shoqëruar nga policia. Ai u mbajt për disa orë në komisariat, ndërsa u lirua rreth orës 1 të natës me disa shenja në fytyrë.

Burime për Fax Neës bëjnë me dije se pas shumë përpjekjeve për të folur, 17-vjecari ka pranuar që shenjat ia ka bërë policia. Ai ishte i frikësuar pasi efektivët i kanë bërë terror që të mos flasë se cfarë ka ndodhur brenda rajonit.

 

/faxweb