Kriza energjetike ka revoltuar mijera persona në Gjermani. Ata u mblodheën në  rruget  e Berlinit dhe protestuan kunder ndërhyrjes se Gjermanise ne konfliktin ne Ukriane që ka cuar vendin në një krizë energjetike.

 

 

Qytetaret kritikuan politikat e qeverisë dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të furnizimit të Ukrainës me armë si dhe heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

 

Çmimi i energjisë vazhdon të rritet. Ne përdorim gaz natyror për ngrohje, por askush nuk e di se sa do të shkojë çmimi”

 

 

Në një tjetër protestë, njerëzit i bënë thirrje qeverisë gjermane të kërkojë zgjidhje paqësore për këtë luftë.

 

 

Edhe në Britaninë e Madhe u mbajten protesta në disa qytete si Londër,Birmingham,Mancester  dhe Liverpul , ku demonstruesit kundërshtuan rritjen e faturës së energjisë .

 

 

 

Në Londër mijra qytetare marrshuan duke mbajtur pankartat ku shkruhej “Mjaft është mjaft”. Ata  shprehen pakënaqësinë e tyre dhe kërkuan që qeveria të marr menjëherë masa.

 

Energjisë në Britani do të rritet me 80 përqind, pra me 3,549 paund në vit për një familje mesatare nga Tetori. Edhe pse Kryeministrja Liz Truss prezantoi një plan të ri për të mbështetur familjet dhe bizneset, ekspertët  u shprehen se mund të mos mjaftojë për të ndihmuar shtresat në nevojë.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re