Protesta e paralajmëruar për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ende nuk ka filluar, edhe pse ka kaluar orari zyrtar (18:00) për nisjen e saj.

Gazetari i ABC News, Arlind Isa raporton se ka grumbullime qytetarësh, por në numër tepër të vogël.

Situata në qytetin e Himarës paraqitet mjaft e qetë dhe nuk ka pasur prani të shtuar të policisë.

Mbështetësit kryesorë të protestës, priten të jenë kryetari i PDNJ, Vangjel Dule dhe Kostas Bakojanis, kryebashkiaku i Athinës.

“Sot është njoftuar një tjetër protestë për lirimin e Belerit. Protesta nuk ka një organizator të qartë, por ka mbështetës të qartë. Vangjel Dule i PBDNJ dhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis, janë politikanët e nivelit më të lartë që do të mbajnë fjalën në shëtitoren kryesore në Himarë. Paraqitet një situatë e qetë në qytet. Orari zyrtar i nisjes së saj është ora 18:00. Ajo ende nuk ka filluar. Grumbullimi i njerëzve ka filluar në 10-15 minutat e fundit. Është një prani qindra qytetarë, e vogël. Vlen të theksohet se masat e sigurisë janë të pakta”, raportoi gazetari Isa./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re