Punonjeset e nje rrobaqepësie ne Fier protestuan te premten per pagat e pa marra.

Biznesi fason ku ato punuan per gati nje vit u mbyll ne mars por gati 70 gra e vajza nuk u shlyen per rrogat e dy muajve.

Ato kane kërkuar takim me pronarin turk dhe dy administratoret shqiptare por nuk kane marre përgjigje e sqarim.

I jane drejtuar dhe zyres se punes ne Fier por perfaqesues te kësaj te fundit kane sugjeruar si zgjidhje gjykaten.

Grate dhe vajzat, ish-punonjese te rrobaqepsise thone se do i vazhdojne protestat deri ne marrjen e pagave te prapambetura.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re