Specialistja e pensioneve Beskida Aliaj tha për Fax Neës pas të tubimit që u bë sot të Ambasada Italiane në Tiranë për njohjen e viteve të punës së emigrantëve në Itali se Shqipëria nuk po merret me këtë cështje kaq madhore dhe tu sigurojë emigrantëve një bashkim të viteve të punës.

Protestuesit sot kërkuan që të vihet në zbatim marrëveshja që u siguron një pension të plotë me vitet e punës në Shqipëri dhe Itali sepse kanë dhënë kontributet e tyre prej vitesh dhe ato duhen shpërblyer.

“Është protesta e 3 dhe kemi ndërmend të bëjmë edhe të tjera, sepse nuk kemi një realizim konkret të kësaj marrëveshje . Deri tani ka pasur bisedim, fjalë të ngrohta dhe në parim shprehen se janë dakort por nuk ka rezultate. Më kanë kërkuar vetë emigrantët ti mbështes në protestat e tyre për këtë të drejtë kaq madhore sic është e drejta për pension.

Në moshën 67-vjec nuk kanë pse të punojnë më , kanë kontribuar për vite të tëra dhe problemi është se as Italia as Shqipëria nuk i njohin vitet e punës.

Limiti i viteve të punë në Itali për një pension të plotë është 20 vite plus ka një kusht që duhet të arrihet një shumë pensioni 690 euro.

Të gjithë këta emigrantë i kanë vitet e punës por të bashkuara dhe këtu hasim shum vështirësi.
kemi një trajtim të pabarabartë ligjor mes shtetasve italianë dhe emigrantëve.

Kemi bërë takime zyrtare e jo zyrtare me qeverinë por mesa duket vetëm protesta këtu ndoshta mund të na japë një zgjidhje. Italia e ka këtë marrëveshje me disa shtete ndërsa me ne jo,ruajnë në parim marrëdhëniet me vëllezërit italianë dhe janë mospërfillës”-u shpreh Aliu.

Edhe një nga protestuesit i cili është i pajisur me pasaportë italiane dhe me vitet e punës për të marë një pension ,Mark Zefi tha se ka dorëzur cdo dokument të mundshëm dhe nuk i japin asnjë përgjgjie.

“Kam pasaportën e qëndrimit të përhershëm dhe kam dorëzuar cdo dokument të mundshëm por nuk marr pension. 20 vite punë dhe me nxjerrin 18 vite të siguruara dhe Italia nuk me jep mua asnjë lloj page të plotë“-u shpreh Zefi.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re