Aplikimi i Taksës në Rrugën se Kombit ka sjellë reagimin e parë nga prodhuesit dhe shoferët kosovarë, të cilët e kanë cilësuar tepër të lartë  tarifën.
 
Mëngjesin e kësaj të mërkure rreth 150 kamionë kanë hyrë në territorin shqiptar. Ata kanë paralajmëruar se do të kthehen sërish në Kosovë por të pangarkuar, si paralajmërim për bllokimin e shkëmbimeve tregtare mes vendeve.
 
Në protestë janë importues të kripës, hekurit, tullave dhe mallra ushqimore. Ata kanë vendosur në kamionët e tyre edhe pankarta ku shkruhet: “Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve” dhe “Pas mbledhjes së dy qeverive nis “lehtësimi” për biznesin shqiptar.
 
Për të shmangur incidentet në pikën kufitare të Morinës janë vendosur forca të shumta policore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re