Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli e cilësoi protestën e një grupi artistësh, që kundërshtojnë me forcë shembjen e kësaj godine, një anarshi të një grupimi që duan të stopojnë të ardhmen. Në një interviste përmes Skype për ‘News24’ Çuli pohoi se teatri i ri që do të ndërtohet, do të jetë i veçuar nga kullat, ndërsa theksoi se ai e ka parë projektin e ri.
Mes të tjerash ai shpërtheu ndaj kolegëve të tij, sidomos ndaj regjisorit Edmond Budina, sa i takon deklaratave të këtij të fundit për kërcënime. Çuli theksoi se teatri i vjetër e ka humbur identitetin e tij, ndërsa godina e re do të jetë brenda standardeve bashkëkohore.
Si e shihni protestën e një grupi artistëve?!
Në radhë të parë unë po e nis me një thirrje të vogël për një shfaqje që kemi në livestream në darkë. Pasi teatri i vërtetë vazhdon. Kjo pjesa e problematikës është në plan të dytë. Në ciklin e ‘The show must go on” kemi një tjetër shfaqje. Historia e teatrit është futur në axhenda politike. Kjo ishte letra e hapur e artistëve shqiptarë që thonë; mjaft tani, duam një teatër të ri. Argumentuat janë shterues. Tashmë kemi vetëm një patologji, një anarshi të një grupimi me njerëz që duan të stopojnë të ardhmen. Kjo është e pamundur që të ndodhi. Çdolloj argumenti tjetër, është sqaruar.
S’do të ndërtohen kulla aty?
Jo Ola nuk më kuptove. S’di ta them unë do këtë apo jo kulla. Firma ‘Fusha’ do të ndërtonte teatrin. Tashmë teatri kombëtar do të ndërtohet më vete. Projekti i teatrit kombëtar është ai që unë dhe zoti Altin Basha e kemi parë. Pasi kemi qenë në komisionin e ndërmjetëm. Kemi qenë të dy. Ne e kemi çuar projektin në atë pikë. Kërkesa jonë ndaj firmës Fusha ishte kaq e lartë, që të arrinim parametrat. Saqë firma Fusha u tërhoq. Ne e kemi bërë komplet strukturën e asaj që ndodhi më pas, bashkë me arkitektët e firmës. Teatri do të ndërtohet i shkëputur nga kullat.
Nga ana tjetër qëndresa e atij grupimi artistësh, do të vazhdojë të protestojë. Këta njerëz nuk janë në njohje të projektit që po na flisni?
Ata kanë kaluar në një lloj patologjie. Nuk dëgjojnë më. Ata duhan të bëhen ndofta sa më interesant kur të ndërrohen kahet politik. Kjo histori ka kaluar në një përçartje. Ka sharje, ofendime. Pra sipas tyre; ‘Kush mendon ndrydhe është armik’. Jemi në një situatë ku ai grupim atje, ku njoh vetëm 3-4, pasi pjesa tjetër s’kanë qenë kurrë në teatër duna me kokëfortësi që të bëhet; ‘Kështu si them unë’. Por kështu nuk funksionon! Dhe atëherë po shkoj dhe unë me disa kolegë me disa hunj e po themi; ‘kjo është tokë e xanun’.
Ai grup artistësh që proteston flet për një lojë që po bëhet me teatrin…
Është krejt e kundërta. Unë kam folur me njerëz këto ditë, që i vjen ndot nga e gjithë kjo që po ndodh. Janë njerëz që flasin përçarët. Njerëz që flasin me gjak. Çfarë gjaku or gomar?! Çfarë lloj manipulimi mund të ketë Robert Ndrenika apo Viktor Zhusti?! Eni Jani, një aktore që e njihni, sapo deklaroi se kanë marrë një listë që ka qenë e dy viteve më parë, që ka qenë për sindikatës, dhe që e kanë nxjerrë si aktorët pro prishjes. Ato që bëjnë vet, përpiqen që t’ua hedhin të tjerëve. Ai që ulëret dhe flet përçarët a është pjesë e teatrit? Kur i ka hyrë ndonjë gjemb në këmbë?!
Ç’mund të na thoni në lidhje me reagimine Europa Nostra??
Europa Nostra nuk e ka parë godinën nga brenda. Ai nga brenda e ka humbur identitetin e tij kulturor Ai është transformuar në vite në vite. Ai është ndërtuar për kinema, jo teatër. Është zgjatur skena, është bërë oxhaku, janë bërë depot. Ka pësuar transformime të jashtëzakonshme që e kanë humbur identitetin. Edhe vet salla e teatrit Eksperimental e ka humbur identitetin. Ky është një teatër që nuk ka ambiente. Unë nuk besoj se unë, zoti Basha, dhe ata të tjerët që kanë firmosur, që jemi kaq kriminela, që këtë punë po e bëjmë vetëm se kemi ndonjë interes.