Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të bashkohet me artistët përpara godinës së Teatrit Kombëtar rreth orës 22 të mbrëmjes së sotme.

Burimet bëjnë me dije se Basha do të qëndrojë gjatë gjithë natës me artistët në betejën e tyre dyvjeçare kundër shembjes së ndërtesës së teatrit.

Reagimi vjen ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralajmëruar se do të prezantojë të hënën projektin për ndërtimin e teatrit të ri, çka do të thotë shembje e goditës aktuale.

Më herët këtë të enjte, Basha e konsideroi Teatrin vijën e kuqe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re