Aktori i mirënjohur, Neritan Liçaj, në një intervistë për “News 24”, duke folur për prishjen e mundshme të Teatrit Kombëtar, deklaroi se vendimi i Këshillit Bashkiak për të rrënuar TK-në është i pabesë.

Liçaj nënvizoi se ata nuk kanë parë akoma, ndërsa shtoi se ky pushtet është i lodhur e i rraskapitur.

“Aty ka falsifikim dokumentesh, cfarë nuk ka aty. Vendimi i Këshillit Bashkiak është i pabesë. Nuk kanë parë gjë akoma. Në Teatër nuk është bërë asnjë ekspertim. Pushteti vendor i rraskapitur vendor nuk bën gjë. SPAK hapi hetimin sot. Bashkia nuk ka fuqi të ndërhyjë.

Kjo është qeveri e lodhur dhe e rraskapitur vetëm gënjen edhe për koronavirusin, duke thënë se kanë raste të reja që të karantinohet prapë populli që të mos dalë në protestë. Harrojnë se nuk i ha më njeri këto gënjeshtra”, tha Liçaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re