Nesër në orën 19:00 është paralajmëruar dita e dytë e protestës për vrasjen e 7 vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.

 

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, në protestën e tre ditëve më parë kërkuan shkarkimin e dy ministrave, atij të Brendshëm dhe asaj të Turizmit, si dhe të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

Qytetarët dhe aktivistët i vendosën kryeministrit Rama afat deri ditën e hënë për të zbatuar kërkesën e tyre, në të kundër protestat do të vijonin.

 

Kreu i PD Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shprehur gjithë mbështetjen e tij për këtë protestë.

 

“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre! Sb”, shkruan Berisha.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re