Familjarët e Fatmir Sulovarit(Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit kanë protestat këtë të martë, pas ndërprerjes së kërkimeve për gjetjen e trupave të këtyre të fundit, ku kërkojnë dhe zbardhjen e ngjarjes.

Në një deklaratë për mediat, vëllai i Fatmirit tha se janë takuar me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe se kanë marrë garanci nga ky i fundit që kërkimet të vazhdojnë

“Na dha një farë shprese për të gjetur trupat. Kërkimet janë ndaluar për momentin, por do të rifillojnë prap së shpejti. U takuam me zotin Rrumbullaku, me të gjithë drejtuesit. Na dha njëfarë shprese për trupat. Nuk na intereson kush, qysh tek, na interesojnë vetëm trupat. Do fillojmë së shpejti tha ai, jemi në vazhdimësi, por do fillojnë. Nuk më dhanë shumë shpjegime, por hetimet na thanë po vazhdojnë. As për lokacionin nuk na dhanë shumë shpjegime. Ia kemi lënë në dorë policisë së shtetit. Për momentin do ta ndërpresim protestën”, tha vëllai i Fatmirit.

Kujtojmë se ende nuk dihet për fatin e Fatmirit dhe Leonardit pas 27 ditësh, si dhe dyshohet se dy 46-vjeçarët dyshohet që të jenë rrëmbyer dhe vrarë në Sarandë, por policia nuk ka arritur ende të zbardhë ngjarjen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re