Skip to content

“Protesta përballë Kryeministrisë duhet të jetë e dhunshme me molotov”, gazetari Almer Toska: Të kërkohet largimi i Ramës, nëse nuk ndodh “lëvizja qytetare” është e kapur!

Gazetari Almer Toska i ftuar në “Fax News” ka analizuar protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve të shportës.

Sipas Toskës, organizatorët e protestës nuk janë të sinqertë me qytetarët pasi nuk ka retorikë politike për të kërkuar largimin një herë e përgjithmonë të Edi Ramës. Gazetari Almer Toska thekson se nëse protesta nuk është e dhunshme dhe agresive atëherë është e kapur dhe e kontrolluar.

Protestat janë frymëmarrja, ai tubi që çliron energji negative të shoqërisë e cila është e mbyllur edhe e sulmuar nga të gjitha anët nga qeveria dhe e sheh atë si një shenjë reflektimi për të dalë dhe për të revoluar ndaja të gjitha padrejtësive që bëhen në kurriz të shoqërisë. Pretendimet që ngrihen nga qeveria se protesta organizohet nga Sali Berisha nga opozita, janë pretendime politike për të stepur dhe për të lënë në shtëpi pjesën që ata e kanë votues besnik të së majtës. Përgjithësisht aty janë qytetarë të majtë, të djathtë, njerëz që nuk votojnë fare. Ishte për mua një protestë që tregon se shqiptarët dinë të dalin në rrugë pa i thirrur forca politike.

Shqiptarët zgjodhën sheshin për tu përballur me qeverinë duke u bërë bashkë. Ne i kemi parë në përballjen tek e tek Qeveri – Qytetar, qytetari është i humbur dhe i pambrojtur. Ndërsa në pjesën solide kur shoqëria trupëzohet në protesta ne aty shohim që qytetarët marrin guximin dhe flasin.

Unë kam disa pikëpyetje të miat ndaj protestës. Shqiptarët treguan se janë një popull i qytetëruar sa francezët dhe dinë të dalin të protestojnë. Po ashtu pamë që protesta pa u thirrur nga politika jep shkëndijë që njerëzit të gjejnë veten të përballen për hallet e tyre. Qeveria para protestës deklaronte se nuk ndërhyjmë në tregun e lirë por më pas u tërhoq duke krijuar bordin. Edi Rama në sondazh dalë nga dalë po bie. Drejtuesit e protestës janë të pasinqertë me protestuesit. Sepse protesta është revoltë për të nxjerrë dufin dhe pakënaqësinë që ke ndër vite në përballje me “sulltanin” që qëndron brenda kështjellës por ne shkojmë aty dhe manifestojmë ndërkohë që nuk revoltohemi, ky është jo sinqeriteti. Protesta është gjithmonë për largimin e qeverisë. Protesta nuk është për të ulur çmimin e miellit, naftës apo vajit ndërkohë ne ikim në shtëpi ndërsa Edi Rama vazhdon qeverisjen. Jo! Protesta është revoltë që njerëzit duhet të përballen dhe të kërkojnë largimin urgjent të Ramës. Në momentin që protesta nuk e bën këtë gjë atëherë kemi protestë të kapur. Unë shikoj  që këta njerëz që e shuan protestën dje janë njerëz të thirrur në gardhin e ambasadave të cilët kontrollojnë herë pas here. Ne duhet të bëjmë një protestë të dhunshme por me mjete demokratike. Nëse do ishte gjuajtur me molotov nuk ka asgjë të keqe. Ne flasim për miellin por nuk bëjmë thirrje politike kundër Edi Ramës”, tha Toska.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb