
Në Tiranë po zhvillohet një protestë e shoqërisë civile përballë Kryeministrisë, por Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara për të marrë pjesë në panairin “Expo Dubai”.
Megjithëse qytetarët kanë mbushur sheshet kryesisht në Tiranë dhe Durrës duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve, Rama ka reaguar pak minuta më parë duke “injoruar” protestuesit. Kreu i qeverisë gjatë postimit, shkruan se është takuar në mënyrë vllazërore me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheik Muhammed Bin Zayed.
“Abu Dabi – Të nderuar nga mikpritja vëllazërore e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheik Muhammed Bin Zayed, me të cilin biseduam gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë, krizën energjitike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, shkruan Rama pak minuta më parë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb