Protesta e pedagogëve ka shkaktuar kaos në nisje të vitit të ri akademik 2022-2023.

 

Ndryshe nga vitet e kaluara, parlajmerimi i nje pjese te pedagogeve per te bojkotuar mesimin ne rast se qeveria nuk reagonte ndaj kerkesave te tyre, ka sjell edhe çoroditjen e studenteve.

 

Ne disa fakultete ne Tiranem, sidomos tek Shkencat e natyres por edhe tek Universiteti Politeknik, shumica e pedagogeve i jane bashkuar protestes per rritje pagash dhe kushte me te mira ne auditore. Madje kauza e tyre eshte mbeshtetur edhe nga nje pjese e studenteve.

 

Mirepo ne fakultete te tjera nuk ka ndodhur keshtu, dhe mesimi ka nisur normalisht ne auditore qe ne diten e pare.

 

E njejta situate, kaotike edhe ne rrethe.

 

Ne Shkoder dhe Elbasan, shumica e fakulteteve kane vendosur te mos e nisin si zakonisht vitin e ri akademik, por kane bojkotuar.

 

Në Durrës eshte oprganizuar prpotestre, por edhe aty pjesmarrja e pedagogeve ka qene jo e plote, ashtu sikurse te ndare mes tyre jane ne stafin akademik te Gjirokastres.

 

Te vetmet Universitete ne rrethe qe kane nisur shkollen normalisht jane ato te Korces dhe te Vlores.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re