Për shkak të pjesëmarrjes në protestën e ditës së hënë, policia po procedon penalisht kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Gjithashtu mësohet se procedim i lirë është edhe për sekretarin për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjatën.

Disa ditë më parë Bashës dhe Kryemadhit iu hoq patenta dhe u gjobitën për thyerje të rregullave për masat për kundër koronavirusit.

Më herët u bë e ditur se procedim penal ka dhe dhe procedimet kanë nisur për  artistët Robert Budinën, Neritan Liçajn, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

“Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re