Skip to content

Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim

IMG 9036

Gjatë protestës në Tiranë, një qytetar ndau një histori që nxjerr në pah problematikat në sistemin shëndetësor.

Ai tregoi rastin e një miku të tij, punonjës policie, i cili ishte trajtuar për një tumor në kokë dhe kishte kryer disa ndërhyrje kirurgjikale në Tiranë.

Sipas qytetarit, gjatë një prej ndërhyrjeve në vitin 2015, spitali u përball me sistemin e kondicionimit.

“Mikut tim, në vitin 2015 fatkeqësisht iu shfaq një tumor në kokë. Bëri 7 ndërhyrje në Tiranë. Te ndërhyrja e dytë, ka dëshmitar një deputet të PS-së, atë ditë korriku me temperaturat 40 gradë celsius, spitalit shtetëror i Tiranës, personave që Edi Rama u kishte dhënë licencat për të bërë kondicionimin, iu prishën kondicionerët të gjithë spitalit. Në reanimacion, u hapën dritaret dhe hyri pluhuri i rrugës. Personat aty ishin të mbuluar nga djersa”, tha qytetari në lot, i cili theksoi se problematika vazhdoi për ditë të tëra, edhe pse Ministria e Shëndetësisë ishte në dijeni.