Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve të Mjekësisë dhe për tarifën e miratuar nga bordi i administrimit për ata që nuk duan të shërbejnë në sistemin shëndetësor të Shqipërisë pas përfundimit të studimeve.

Shehu, përmes një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se shteti po ua “shet” studentëve diplomat me një tarifë për 15 mijë eurosh.

Gjithashtu shprehet se vendimi për t’i mbajtur ata në Shqipëri 5 vite pas përfundimit të studimeve është pengesë për të sapodiplomuarit që të specializohen, dhe kjo sipas tij, dëmton rëndë cilësinë e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve.

Postimi i Tritan Shehut:

Te gjithe me studentet e mjekesise!

Shteti u “shet” me 15 mije E diplomen e tyre studenteve te mjekesise.

Ndryshe 5 vjet “pune te detyruar”, bujkroberi kjo!

Dhe kjo mbasi u ka mare per cdo vit reth 450 E si takse regjistrimi.

Shteti grabitqar e feudal nxorri dhe shumen, qe duhet te paguaje nje student i mjekesise mbas studimeve, per te marre diplllomen, 2500 E ne vit pra 15000 ne teresi.

Diskriminim e vjedhje shteterore kjo.

Antikushtetuese e ndesh me te drejtat themelore te njeriut!

Nje vendim qe pengon te sapo diplomuarit per tu specializur e rritur cilesine jashte vendit.

Qe demton rende edhe cilesine e sherbimit shendetesor ndaj qytetareve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re